Vizita e Kryeministrit Rama dhe pritja që iu rezervua në Paris nuk ka kaluar pa komentet e politikës shqiptare.

Kështu, disa personazhe pranë partisë demokratike, akuzuan se po manipulohej historia pasi Rama nuk ishte kryeministri i parë që vizitonte pallatin Elysse dhe që pritej nga një president francez.

Në fakt askush, as Rama vetë nuk e deklaroi një gjë të tillë, që ai të ishte kryeministri i parë shqiptar që pritet nga një president francez.

Për herë të parë ama, zhvillohej pritja me nderim ushtarak që iu bë kryeministrit para takimit me Presidentin Macron. Ky lloj nderimi nuk është bërë ndaj një kryeministri shqiptar më parë. Madje dhe për vetë Ramën, që është pritur disa herë në Elysee nga vetë Macron apo më parë nga Presidenti Hollande, kjo ka qenë një herë e parë me pritje ushtarake.

Pra ceremonia e nderimit ushtarak bënte diferencën dhe ndaj kryeministri Rama deklaroi se “ishte hera e parë që një kryeministër pritet në këtë mënyrë.”