Ministri i Brendshëm, Taulant Balla është shprehur se projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për prefektin e qarkut” ka për synim ridimensionimin e rolit të tyre.

Ministri Balla, në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se ky projekligj garanton pavarësinë e njësive të qeverisjeve vendore, ndërsa ka zbuluar edhe 3 problemet që rregullon.

“Mendoj që domosdoshmëria për këto ndryshme erdhi si nevojë për të rritur eficensën dhe për ta konsoliduar performancën e prefektit të qarkut, për të garantuar shërbime më cilësore, për një qeverisje pranë qytetarëve dhe po ashtu përforcojmë rolin e prefektit”, theksoi Balla.

Taulant Balla: Janë ndryshime të cilat, në vlerësimin tonë, synojnë një ridimensionim të rolit të prefektit të qarkut, qoftë në dimensionin e misionit, por edhe atë të kompetencave në përmbushje të detyrave të tij në raport edhe me autoritetet e tjera në nivel vendor me të cilat bashkëvepron sa i përket ushtrimit të detyrës dhe po ashtu përgjegjësive.

Mendoj që domosdoshmëria për këto ndryshme erdhi si nevojë për të rritur eficensën dhe për ta konsoliduar performancën e prefektit të qarkut, për të garantuar shërbime më cilësore, për një qeverisje pranë qytetarëve dhe po ashtu përforcojmë rolin e prefektit. Ju garantojmë që kemi pasur në vëmendje respektimin e të gjitha pavarësisë që burojnë nga vetëqeverisja vendore. Pr.ligji rregullon problemet e evidentuara gjatë zbatimit të ligjit për prefektin e qarkut, do i përmbledhja në 3:

E para ka të bëjë me përcaktimin e qartë të akteve normative të organeve të vetëqeverisjes vendore të cilat janë objekt i verifikimit të ligjshmërisë nga ana e institucionit të prefektit.

E dyta ka të bëjë me problematikat në lidhje me organizmat e përkohshëm në të cilat përfshihet ose drejton prefekti i qarkut

E treta, lidhet me problematikat për propozimet për emërimin dhe lirim të drejtuesve të degëve të institucioneve qendrore në nivel territori.

Mendoj që ndër përparësitë dhe do të shpresoja të merrja mbështetjen e të gjithë deputetëve është se prefekti i qarkut vlerëson ligjshmërinë e akteve me karakter normative të organeve të qeverisjes vendore duke nënvizuar së pari pavarësinë e njësive të qeverisjeve vendore dhe mospengimin e zbatimit, po ashtu me propozim të prefektit ne ngremë pranë njësive të qeverisje vendore, këshillat vendore të sigurisë publike për kryerjen e funksioneve të veçanta për rendin dhe sigurinë publike.

Kemi sjellë një ndryshim që ka të bëjë me parashikimin e zëvendësimit të prefektit nga nënprefekti. Kemi pasur momente kur një prefekt dorëhiqet apo largohet për arsye nga më të ndryshme dhe deri në momentin e zgjedhjes së prefektit të ri krijohet vakum.

Është parashikuar që nënprefekti të mos kandidojë qoftë në zgjedhjet në Kuvend, qoftë për organet e qeverisjes vendore, njësoj siç parashikohet për edhe për prefektin. Edhe kjo ka qenë një problematike, u pa e arsyeshme të adresohej kjo mospërputhje mes rolit të nënprefektit dhe roleve të tjera që e bëjnë të papranueshme rolin e këtij institucioni.