Megjithse shumë insistojnë se mund të jetojnë përgjithmonë, të gjithë njëherë vdesin. Por jo nuk do të thotë që ne duhet të dekurajohemi nga idea për të qëndruar sa më gjatë në jetë. Sipas librit të rekordeve Guinness personi më i vjetër në botë është britanikja Maria Branyas Morera e cila me moshën 117 vjeçare ka kaluar dhe burrin më jetëgjatë në votë që është 111 vjeç. Bazuar në faktin se sipas statistikave njerëzit po jetojnë më gjatë se më herët, shkencëtarët kanë dhënë së fundmi një përgjigje mbi pyetjen se “për sa kohë do të jetë e mundur të qëndrohet në jetë”. Richard Faragher, profesor në Universitin e Brighton në Britani, shkruan në studim se para vitit 1921 është demonstruar se mosha deri në 105 vjec ishin të mundshme.
“Duke llogaritur limitet e jetëgjatësisë deri tani të gjitha limitet janë tejkaluar, si për shembull gruaja që arriti moshën 122 vjet e 164 ditë, Jeanne Calment e cila vdiq në 1997, rekordi të cilës ende nuk është tejkaluar. Prandaj shkencëtarët thonë se mosha e saj është ajo më e zakonshmja për jetëgjatësinë e mund të arrihet nga njeriu. Përgjithësisht është pranuar se 120 vjet është limiti aktual i jetëgjatësisë. Dhe nuk është vetëm për rekordin e jashtëzakonshëm të Calment që ngrihet kjo teori, por dhe për biologjinë e funksionimit të trupit të njeriut, shtojnë ekspertët.
“Nëse shohim degradimin e organeve me kalimin e moshës dhe e krahasojmë këtë me moshën kur ndalojmë të punojmë, shumica e llogaritjeve tregon se limiti për çdo person është rreth 120 vjet.”
Por dhe limiti 120 nuk është krejtësisht i përcaktuar për ne njerëzit pasi disa shkencëtarë besojnë se mund të jeojmë deri në 150 vjet, sigurisht nëse dikush do të donte të jetonte aq gjatë.
Ken Watcher, profesor demografie e statistikash në Universitetin e California, ka thënë më parë për rrjetin PBS: “Numrat e vdekjeve dhe ndaj atyre me moshë ekstreme po ulen kështu që nuk mund të japim një përkufizim të lartë të limitit të jetëgjatësisë”.