Sipas MeteoAlb territori shqiptar do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore duke gjeneruar momente me pika shiu. Pjesa e dytë e ditës; do të vijojë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5 °C vlera më e ulët në Pukës deri në 27°C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të vijojë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore dhe veriperëndimore.
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët në të gjithë vendin; ndërsa pas – mesdite parashikohet të ketë herë pas here kalime të lehta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet të jenë në zonat Lindore dhe Veriore të Kosovës, por nuk do të mund të gjenerojnë reshje në territor. Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten si në vlerat minimale, edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.
ra do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor
Maqedonia e Veriut
Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë; në të gjithë republikën e RMV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe veriperëndimore të RMV. Parashikohet që kjo situate e qëndrueshme e motit të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të territorit të republikës së RMV, por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 23°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht verior.
Europa
Britania e Madhe dhe pjesërisht; Europa Qendrore do të paraqiten nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të dendura shiu. Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere.
Po ashtu; Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat herë pas here do të sjellin reshje të dendura dëbore, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë nën dominimin e masave ajrore të ngrohta me origjinë Perëndimore duke sjellë; mot kryesisht të kthjellet dhe të ngrohtë.