Të paktën katër persona mbetën të vdekur dhe 50 të plagosur nga tërmeti që goditi mëngjesin e sotëm Tajvanin, me 26 ndërtesa të raportuara gjithashtu se janë anuar ose janë shembur në qarkun Hualien. Pas lëkundjeve sizmike raportohet se ka pasur paralajmërime emergjente për cunami si në ishull ashtu edhe në vendet fqinje, veçanërisht në Japoninë jugore dhe Filipine.
Mediat e huaja raportuan se banorët u bllokuan në ndërtesat e shembura në qytetin ishullor Hualien pas tërmetit shumë të fortë 7.5 ballë që goditi pak para orës 08:00 (ora e Taipeit; 09:00 me orën e Tokios).