Tirana humbi 1-2 me Partizanin në derbin e kryeqytetit në “Air Albania”, sfidë kjo e vlefshme për raundin e 33-të në Superligën e futbollit. Prej 19 muajsh, përkthyer në shtatë ndeshje, Tirana nuk ia del të marrë tri pikë kundër “Demave”.
Pesë fitore për Partizanin dhe dy barazime, ndërsa Tirana komplikon pozitat për zonën “Final 4” dhe për momentin është jashtë garës për titullin kampion. Maguette bëri heroin për “Demat” me dopietë, ndërsa Abazaj shënoi te bardheblutë duke barazuar përkohësisht.