Të paktën 5 emigrantë kanë humbur jetën gjatë një përpjekje për të kaluar Kanalin Anglez, nga një zonë afër qytetit të Wimereux. Roja bregdetare franceze konfirmoi se disa emigrantë kishin tentuar të kalonin kanalin duke rezultuar në vdekjen e disa prej tyre.
Gazeta franceze La Voix Du Nord raportoi se të paktën pesë emigrantë kanë vdekur.

Lajmi vjen disa orë pasi u miratua projektligji i diskutueshëm i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar për Ruandën, i cili synonte të pengonte kalimin e emigrantëve të paligjshëm me varka të vogla.