Librat, shënimet dhe motori i tij janë gjithçka la pas gazetari Zamir Dule i cili u nda nga jeta 3 ditë më parë. Punoi për pak vite në profesion duke arritur të trazojë me shkrimet e tij në gazetën Koha Jonë, jo pak njerëz derisa në 3 marsin e vitit 1997 u dhunua barbarisht nga strukturat policore.
Gazetari pak para se t’i vihej zjarri redaksisë së gazetës Koha Jonë nga Shik-u, u mor me forcë nga zyrat e saj, dhe më pas u rrah barbarisht në Malin e Dajtit e më tej në qelitë e Komisariatit nr 3 në Tiranë çka i shkaktoi probleme të shëndetit mendor.