Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin francez u shpreh i emocionuar nga pritja ceremoniale me nderime ushtarake që iu bë gjatë vizitës së tij zyrtare në Francë. Gjatë fjalës së tij ai kujtoi edhe kohën kur sapo kishte mbërritur në Francë në vitet 1990.

“Po vij nga një përvojë e dendur para disa minutash. Një ceremony që nuk e kisha imagjinuar kurrë në jetën time që u nënshkrua me mbërritjen time në francë në fillim të viteve ’90. Kur vija nga aeroporti mbajta rradhën gjatë për të marrë një taksi. Pastaj jetova ato vështirësitë e mëdha të asaj kohe për të gjithë ata dhe ato që vinin nga Shqipëria, sepse Evropa nuk ishte e lehtë për ne në ato kohë. Mendova se kisha parë gjithçka deri mbërrita një ditë I shoqëruar për të ardhur në këtë pallat për të marrë legjinin e nderit. Por sot jam shumë krenar, jo për veten, por për Shqipërinë, për këtë miqësi. Ishte hera e parë në historinë tonë diplomatike që një përfaqësues i shtetit shqitpar të pritet në këtë mënyrë”– tha Rama.