Nënkryetari i Komisionit të Shëndetësisë Plarent Ndreca ka reaguar pas përfundimit të Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Ndreca tha se Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi nuk është konsultuar në lidhje me mbledhjen e sotme.
“Trishtim i madh kur sheh kolegët e opozitës që mblidhen sipas qejfit, në mosrespekt të plotë të rregullave bazike të një organi kolegjial. Çdo vendimarrje është e Komisionit dhe jo e Kryetares se tij. Asnjë vendimarrja apo dakordësi nuk ka nga komisioni për mbledhje sot, pavarësisht se dje e kishim në rend dite, por u refuzua të shqyrtohet nga Kryetarja. Njoftimet e njëanshme dhe të pavotuara apo dakortësuara në komision, janë vijim i kulturës së mosnjohjes së proçedurave që i ka kthyer në parti “vulëhumbur”, që akoma, sot e kësaj dite, nuk po arrijnë ta gjejnë.”- reagoi Ndreca.