Një zarf i zi mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP 3” këtë pasdite, pak orë para spektaklit. Zarfi mban emrin e Meritonit dhe Ilnisës, por nuk duhet të hapet deri në një njoftim të dytë.

Pak ditë më parë, Vëllai i Madh njoftoi skualifikimin e Eglës nga loja dhe paralajmëroi masa dhe për çiftin, për incidentet mes të treve, me provokime dhe përplasje. Megjithatë, shumë surpriza priten sonte, pasi në promon e publikuar nga faqja zyrtare e “Big Brother VIP 3” shohim se Egla ndodhet ende brenda shtëpisë, e izoluar në një dhomë të veçantë.