Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu mesazhet drejt Greqisë gjatë takimit të tij me emigrantët në Athinë.
Rama: Shqiptarët e Greqisë jeni dëshmia më e madhe më e fortë më e bukur e kësaj ndërlidhjes me miliona fije të pa këputshme të fateve në histori mes dy popujve siç janë minoritarët, një thesar i vyer i shoqërisë sonë e cila funksionon sot brenda një kornize, garanci ligjore për minoritetet që de fakto e bën Shqipërinë një nga shembujt më përparimtarë mes vende të Këshillit të Evropës. Ata kanë halle kanë probleme, grekët e Shqipërisë, duhet të bëjmë ende më shumë për ta, por e vërteta më e madhe jashtë fushës së vogël të lojërave politike me topin katror ballkanik është se asnjë hall apo problem i tyre nuk është i ndryshëm nga problemet e shqiptarëve.
Në një vend si i yni që përparon përditë, por kur plagët e trashëgimisë negative të së shkuarës së afërt dhe të largët nuk janë ende plotësisht të mbyllura, në asnjë rast një grek etnik nuk ka pasur asnjë hall apo problem për shkak të kombësisë së tij, kurrë, asnjëherë grekëve etnikë nuk u është mohuar nga shteti shqiptar e drejta e tyre e besimit, e gjuhës apo pronës. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim tjetër veç respektit reciprok, kujdesit reciprok që jetojnë në dy shtet tona, marrëdhënieve reciproke të miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.