Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi, në një konferencë me gazetarët tha se mazhoranca ka mbajtur fjalën për një drejtësi të pavarur, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë koment sa i përket vendimeve të drejtësisë të asnjë lloji.
“Sa i përket drejtësisë, kushdo që është kërkuar të japë informacion para drejtësisë, nuk ka pasur kurrë pengesë nga PS dhe Rama. Ky është realizim i premtimit për një drejtësi të pavarur. Nuk kemi koment sa i përket raportit me drejtësinë. Tirana është qarku më i rëndësishëm në garën e ardhshme elektorale. Jemi duke u përgatitur për 2025. PS është e orientuar për fitoren e mandatit të katërt, ndaj po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë është që në Tiranë të triumfojnë sërish siç triumfuam vetëm një vit më parë”, -tha ai