Serie A këtë të premte nisi raundin e 38-të dhe të fundit të sezonit. Në ‘Luigi Ferraris’ Genoa fitoi 2-0 kundër Bolognas. Miqtë e Thiago Mottas befasuan me humbje, teksa humbasin edhe vendin e tretë që për momentin mbahet nga Juventusi.

Ishte Malinovski në minutën e 13-të që kaloi në avantazh vendasit me golin e tij, pas asistit të Martin. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa Vitinha në të 59 minutë “vulosi” sfidën.

Thiago Motta humbi ndeshjen e fundit me ‘Hirushen’ Bologna, teksa do largohet pas këtij dueli, me gjasë te Juventus. Me 68 pikë, Bologna mban vendin e katërt, aq sa ka edhe Juvja me një ndeshje më pak.