Ku e sheh veten kryeministri Edi Rama pas 20 vitesh?

Në podcastin ‘Flasim’ ku kishte të ftuar këngëtarin Alban Skënderaj Rama tregoi
“Duke u marrë me gjërat që kam mësuar dhe nuk kam mundur të mësoj si psh të qep e duke ndarë eksperiencën e shijen me njerëzit që nuk më zgjedhin por i zgjedh.

E shoh veten në katund duke u marrë me shijen e të parit, e të dëgjuarit, e të folurit. Dua të jem një katundar papretendime, i pabezdisshëm dhe i padukshëm por thjesht i gatshëm për ata që kam dëshirë të takoj dhe kanë dëshirë të më takojnë. Është një lloj përgatitjeje për tu ndarë me këtë jetë. Edhe rrezet i kam afër, thotë me batutë.