Deputetët e opozitës italiane ishin sot në Shqipëri në një vizitë blitz për të parë nga afër zonën ku do të ngrihen 2 qendrat e emigrantëve të cilat ishin paraparë të hapeshin të hënën, më 20 maj.

“A e kuptoni se çfarë po bën? Ju po shkelni të drejtat e njeriut, po shpenzoni një shumë të madhe parash publike dhe mbi të gjitha nuk jeni në gjendje as të mbani atë që keni thënë” thotë Matteo Mauri, deputeti i Partisë Demokratike italiane kryeministrit Giorgia Meloni dhe ministrave të Brendshëm, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes në një video të publikuar në La Repubblica.

Vizita është zhvilluar mëngjesin e sotëm, (22 maj 2024)/ Matteo Mauri së bashku me kolegët Simona Bonafè, Enzo Amendola dhe Matteo Orfini ishin në Gjadër ku po ngrihet njëra nga qendrat e emigrantëve të parashikuara nga marrëveshja e firmosur mes kryeministrit Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.