Janë bërë përgatitjet e fundit në sallën ku kryeministri Rama do zhvillojë takimin e tij në Athinë.
Së pari do hapet me himnin kombëtar, ku do të ketë ngjyrime europiane dhe të Greqisë, vendi ku e mirëpret këtë takim. Mijëra shqiptarë pritet të mbërrijnë nga çasti në çast.
Me performancën e Noizyt, Ylli Bakës dhe Era Rusit do fillojë koncerti dhe në vazhdim Rama do u shpallosë bashkatdhetarëve të tij strategjinë dhe vizionin e tij për Shqipërinë e vitit 2030.