Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Bashkimi Evropian ka dhënë sinjale të qarta për integrimit evropian të Shqipërisë.

Teksa po merr pjesë ne aktivitetin “Evropa në shtëpi” në kuadër të Ditës së Evropës, ai tha se unioni e ka kuptuar se duhet ta përfundojë procesin e integrimit.

“Mendoj se nga Brukseli ka sinjale që tashmë në një proces tjetër të zgjerimit.

Të gjithë e kanë kuptuar që në BE ne kemi angazhuar rajonin se ka pasur ngjarje të tjera, por tashmë e kemi kuptuar plotësisht se duhet ta përfundojmë procesin e integrimit. Po integrojmë një pjesë të rëndësishme të Evropës.

Sinjalet janë të qarta, çelja e negociatave për Shqipërinë, por edhe për MV apo Bosnje Hercegovinën dhe shpejtësia e shteteve anëtare dhe PE ka rënë dakord për planin e reformave të rritjes por edhe për reforma të cilat janë kyçe për të ndërtuar këtë shoqëri dhe shteti për të cilin po flasim“, tha Gonzato.