Dashi

Hëna dhe Neptuni do ju drejtojnë sot drejt rrugës së duhur. Nuk do jeni më pasivë si dikur. Nëse keni një lidhje në përgjithësi jeta juaj do jetë e mirë dhe pa probleme. Do ndiheni për mrekulli me njëri-tjetrin dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Ju beqarët gjithashtu keni për të pasur një ditë me fat dhe do e gjeni princin tuaj të kaltër. Në punë do bëni mirë të verifikoni çdo gjë para se të veproni sepse përndryshe mund të futeni në telashe. Buxheti do jetë i mirë, por nëse tregoheni edhe më të kujdesshëm dhe menaxhoni çdo gjë me kujdes, situata ka për të qenë edhe më e mirë.

Demi

Marsi do ju mbështesë fort gjatë kësaj dite dhe do dini përherë si të veproni. Ju të dashuruarit do kaloni momente të qeta, të qëndrueshme dhe pa asnjë lloj problemi. Zemra do ndihet shumë mirë dhe e plotësuar. Ju beqarët do kaloni një dite të gëzueshme që mund të ngjajë me një festë të vërtetë. Më në fund dëshirat tuaja më të mëdha do plotësohen. Në punë do ndodhin disa gjëra që do ju bëjnë të dilni nga vetja e të bëni gabime. Do ua hidhni fajin kolegëve kur në fakt faji më i madh është juaji. Në planin financiar nuk do jetë nevoja të bëni kufizime apo përpjekje të mëdha pasi do jenë yjet ata që do mendojnë për t’ua lehtësuar gjërat.

Binjakët

Mundohuni të shmangni sa më shumë impulsivitetin gjatë kësaj dite sepse përndryshe do dilni të humbur. Nëse jeni në një lidhje, bashkëpunimi që do keni me partnerin tuaj do jetë i adhurueshëm. Do bëni shumë veta ziliqarë, por askush nuk do mundohet t’iu bëjë keq. Ju beqarët do keni një ditë të mbushur me surpriza, njohje e mund te keni edhe ndryshime. Në punë do mbizotërojë shpirti analitik shumicën e kohës, megjithatë mirë është të bëni edhe kujdes me personat që do ju afrohen dhe do duan t’iu bëjnë miq. Financat nuk do jenë aspak të këqija. Gjithë kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e pritura.

Gaforrja

Asgjë nuk do jetë e lehtë gjatë kësaj dite kështu që duhet të dyfishoni përpjekjet. Për ji të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme. Herë do dashuroheni me pasion të nxitur nga Venusi e herë do debatoni me agresivitet të ndikuar nga Plutoni. Ju beqarët duhet të tregoheni tej mase të kujdesshëm pasi personat që do ju afrohen nuk do jenë aspak të përshtatshëm për të kaluar jetën. Në punë do ju duhet të ndryshoni rrënjësisht mënyrën e të vepruarit që t’ia dilni mbanë. Gjërat nuk do jenë të lehta nëse qëndroni në një vend. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla për shkak të shpenzimeve të domosdoshme që duhet të kryeni.

Luani

Gjatë kësaj dite do dini t’i menaxhoni më mirë emocionet dhe do keni më tepër besim tek vetja. Për ju që keni një lidhje do ndodhin ndryshime të njëpasnjëshme. Përgatituni për emocione të forta si kurrë ndonjëherë më parë. Edhe për ju beqarët do jetë një ditë e begatë dhe do mund të realizoni takimet që keni ëndërruar prej kohësh. Zemra do jetë më e qetë dhe më e gëzuar. Në punë organizimi do ju çojë drejt suksesit. Do jeni shumë të kujdesshëm me çdo gjë dhe nuk do i lini asgjë rastësisë. Financat do mbeten të kënaqshme. Shfrytëzojeni rastin për të paguar faturat e muajit sepse më vonë do e keni më të vështirë.

Virgjëresha

Venusi dhe Marsi do e bëjnë jetën më intensive sot. Do ndiheni të përmbushur shpirtërisht. Nëse keni një lidhje marrëdhënia juaj me partnerin do jetë më e ngrohte edhe pse në momente të caktuara mund të ketë edhe ndonjë debat të vogël. Maturia dhe qetësia juaj do bëjë që gjithçka të kalojë pa u kuptuar. Ju beqarët nuk duhet të reshtni së joshuri sepse sot do jetë dita juaj me fat. Në punë do keni shumë ëndrra dhe do doni t’i realizoni ato sa më parë. Posti aktual nuk ju përmbush dhe do kërkoni diçka më shumë. Gjendja e të ardhurave do varet nga mënyra sesi ju do silleni me to. Po nuk i menaxhuat mirë do keni edhe probleme.

Peshorja

Hëna do ua bëjë ditën më të veçantë sot. Do bini në sy për shumë gjëra dhe të gjithë do ju marrin shembull. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë pasionante. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe do doni që dita të mos ketë një fund. Ju beqarët do shkëlqeni dhe do merrni propozime pa fund. Meqë do iu jepet mundësia mund të bëni seleksionime e zgjidhni personin e duhur. Në punë nuk do jetë e nevojshme të bëni shumë përpjekje për të shkëlqyer. Do jeni të zotët dhe të gjithë do ju kërkojnë këshilla. Me shpenzimet duhet të tregoheni sa më strikte sepse nesër mund të gjendeni në një situatë të vështirë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite duhet të bëni një bilanc të jetës tuaj dhe të merrni disa masa. Ju të dashuruarit do merreni vesh për çdo gjë më partnerin tuaj dhe mes jush nuk do lindë asnjë lloj mosmarrëveshjeje. Pasditja dhe mbrëmja ka për të qenë edhe më emocionuese. Ju beqarët do keni më tepër besim tek vetja dhe me pak mundim do arrini ta bëni për vete atë që do pëlqeni. Në punë bashkëpunëtorët do ju bëjnë të reflektoni dhe të merrni përgjegjësi për veprimet tuaja. Do e vlerësoni edhe më shumë veten tashmë. Financat kanë për të qenë gjatë gjithë kohës të qëndrueshme dhe nuk do ju sjellin probleme.

Shigjetari

Ecni me fakte sot dhe jo kuturu nëse nuk doni të gaboni. Ju të dashuruarit do jeni shumë misteriozë e të çuditshëm prandaj partneri nuk do arrijë dot t’iu kuptojë. Marrëdhënia mes jush në një moment mund të bëhet delikate. Ju beqarët do filloni më në fund lidhjen serioze që e keni ëndërruar gjithë kohës. Në punë ka mundësi t’iu realizohet një projekt i rëndësishëm të cilin e keni ëndërruar prej kohësh. Pa u sforcuar shumë gjërat do ju realizohen më së miri. Buxhetin do arrini ta menaxhoni me kujdes dhe situata në çdo moment do jetë e kënaqshme. Mund të hiqni edhe ndonjë para mënjanë.

Bricjapi

Sot mirë është të ecni me plane dhe prioritete sepse nuk do keni shumë kohë që të merreni më shumë gjëra. Nëse keni një lidhje asnjë planet nuk do ketë ndikim të madh tek jeta juaj kështu që vijimësia mes jush do varet nga sjellja e të dyve. Mundohuni të mos mendoni vetëm për veten sepse mund ta lëndoni atë që keni në krah. Ju beqarët do pranoni një propozim që iu është bërë kohët e fundit dhe jeta do ju ndryshojë. Në punë do fryjë një fllad ndryshimi dhe do ndiheni më të plotësuar se më parë. Shefat do ju vlerësojnë më tepër. Financat për fatin tuaj të mire do përmirësohen goxha dhe do ndiheni të lumtur për këtë gjë.

Ujori

Mundohuni të gjeni mënyrën e duhur për ta përballuar stresin gjatë kësaj dite sepse gjërat do bëhen gjithnjë e më të vështira. Nëse keni një lidhje jeta juaj nuk do jetë aspak e privilegjuar. Debatet do jenë herë pas here të forta dhe do këmbëngulni gjithë kohës qe të dalë e juaja. Ju beqarët do joshni disa persona në punë dhe ata gjithashtu do flirtojnë me ju. Shumë shpejt do ndodhin gjërat e shumëpritura. Në punë shpesh do keni përshtypjen sikur të gjithë do tallen me ju dhe kjo do ju pengojë të ecni përpara. Në planin financiar mundohuni vetëm të shpenzoni më pak dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Peshqit

Gjatë kësaj dite do jeni të ndërgjegjshëm për aftësitë tuaja dhe do merrni vendime të rëndësishme. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë tej mase e favorshme për të marrë vendime të mëdha. Me partnerin do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë dhe sa herë që të jeni pranë zemra do ju rrahë fort. Ju beqarët do e gjeni më në fund shpirtin binjak dhe jeta do marrë tjetër drejtim. Në punë do ju hapen perspektiva të reja dhe do keni më shumë energji e dëshirë për të ecur përpara. Fati do jetë në anën tuaj gjithë kohës. Për financat mos u qani sepse gjendja do jetë e kënaqshme.