Azdren Muharrmi, 48-vjeçari nga Shqipëria është “koka” e grupit kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në drejtim të Greqisë.
Një ditë më parë në portin e Pireut në Greqi u kapën 210 kilogram kokainë të cilat kishin ardhur nga Panamaja dhe kishin si destinacion Shqipërinë.
48-vjeçari nga Patosi ka përdorur tre emra të ndryshëm, i pari është Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri me numër Z2….79.