Moderatori i njohur Arjon Muça ishte i ftuar në spektaklin e “Cherry on Top”, ku ka komentuar personazhet e Big Brother Vip 3 dhe sjelljet e tyre.
E teksa janë krijuar diskutime dhe debate lidhur me finalistët dhe se cili prej tyre meriton të shpallet fitues i këtij edicioni, Arjoni dha opinioin e tij për Heidin, për të cilën nuk shfaqi aspak simpati.
“Heidi e di si bënte? Si ato dhitë në mal, që kur kanë frikë bëjnë sikur kanë vdekur, këtë bënte Heidi. S’dinte si të dilte nga situata, qeshte apo thoshte nuk e kuptova mirë.”- ishte kjo deklarata e bërë nga moderatori Arjon Muça për Heidin.
Kujtojmë se kjo e fundit një prej finalisteve të këtij edicioni dhe një prej konkurrenteve më të pëlqyera për publikun.