Pëllumb Xhufi
*Xhufi*: Kanë bërë heroizëm ata 10 mijë shqiptarë që u mblodhëm siç tha Edi Rama ‘këtu jemi në një familje’. Përsa i përket zhvillimit të takimit, edhe Rama e ka përdorur për t’i dhënë një mesazh që ju jeni qytetarë evropianë. Erdhët me vuajtje, me operacione fshesa, por ja që u bëtë sot dhe ky është një mesazh që e ngriti sallën në këmbë.
Rama zuri në gojë edhe agjendën më shumë se 100 vjeçare midis shtetit shqiptar dhe grek. Problemet janë shtruar nga personalitete shtetërore që ligji i luftës është një kondicio që duhet hequr për një raport të ri jo vetëm për Shqipërinë por edhe për shqiptarët në Ballkan. Rama dhe ministrat e tij e ka shtruar çështjen çame që prej vitit 2013. Pala greke dhe ministri Kotsias nuk e ka përgjysmë bisedën dhe tha se duhet diskutuar.