Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç e priti me revoltë miratimi ne rezolutës për Gjenocidin në Serbrenicë.

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ai u mundua që të ofronte argumente kundër Rezolutës për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë të ndodhur në vitin 1995, por pa sukses. 84 vende të botës kanë dhënë përkrahjen e tyre për Rezolutën që e kthen 11 korrikun në Ditë Ndërkombëtare për Përkujtimin e Gjenocidit në Srebrenicë.

Pas votimit dhe miratimit të Rezolutës, Vuçiç ka publikuar një foto teksa e mban flamurin e Serbisë në shpinë në sallën e Asamblesë. Afër tij gjendet edhe Marko Gjuriç.