Duke zëvendësuar kryeministrin Edi Rama në interpelancën e kërkuar nga opozita për gjenocidin serb, ministrja Elisa Spiropali iu përgjigj akuzave të deputetit të Rithemelimit, Tritan Shehu.
Shehu: Mungesa e vullnetit tuaj për të bërë diçka të dobishme në këtë drejtim. Ju fshiheni pas rezolutës së OKB. Para se të shkojmë aty duhet të bëjmë ne rezolutë ne Kuvendin tonë. Gjërat nisin këtu jo në OKB dhe Strasburg. Mos u fshih si struci pas gishtit. Retë e zeza po lëvizin sërish në kokat tona. Gjërat nuk janë më aq rozë sa dikur. Kosova është e pavarur por shumë larg njohjen përfundimtare Është e kotë të bluajmë teatër. Më duket e rëndësishme, po tentohet në rajon të rivitalizohen metodat ultranacionaliste. Sot jemi në periudhën e rizgjimit të tyre jo vetëm në rajon. Dua të përmend Rusinë me agresionin e saj dhe jo vetëm. Mbështesni ju rezolutën e Kosovës. A mendoni se duhet të sensibilizohemi me këtë ngjarje? A jeni gati të asistoni Kosovën si qeveri në përpunimin e materialit dhe dërgimin e tyre në organizma ndërkombëtare? Apo me pasivitetin tuaj doni të kontribuoni në varrosjen e së vërtetës?
Spiropali: Në një vend si Shqipëria, ky problem kthehet në gjyle. Minamalisht ka 10 vite që qeveria Rama dhe shumica jonë ka bërë një ndarje të fortë, të prerë nga ai lloji që bëhet për të foliur me veten, për të dëgjuar atë jehonën. Është fakt dhe jo dëshirë dhe opinion, se Shqipëria është një faktor i zëshëm dhe i pashmangshëm. E para se po dëshmon aftësi shtetformuse. Jemi në dakordësi me të gjithë partnerët tanë. Ku më shumë se në Kosovë dhe për Kosovën, jemi marrë me politikën e jashtme. Këto janë pasojat e një turbo-politike të tallavasë, që në disa raste është naive dhe në disa raste dashakeqëse. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë garë. Së paku ne e refuzojmë gazën se kush i fryn më shumë fyellit të këtij lloji nacionalizmi. Edhe në Kosovë janë të mësuar me këtë lojë. Ka një detaj që më bën përshtypje. Tema e gjenocidit shfaqet në sallën e këtij parlamenti me simetri mbresëlënëse, të përfaqësuar nga zoti Shehu.