Gjashtë vite burg ka caktuar drejtësia italiane për Gentian Subashin, një prej dt shqiptarëve të kapur me drogë një vit më parë gjatë një operacioni të karabinierëve për të luftuar trafikun e drogës.
Së bashku me një kushëririn e tij, Subashi ka transportuar me furgon 17 kilogramë e gjysëm kokainë.
Droga ishte e ndarë në 79 mijë doza. Subashi u arrestua së bashku me kushëririn e tij, por procesi i gjykimit për këtë të fundit ka qenë ndryshe. Shqiptarët u kapën në zonën Latina prej karabinierëve nga stacioni Borgo Grappa.