Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Sakaq lidhja e tyre vazhdoi dhe jashtë shtëpisë së “Big-ut” e ndërsa së shpejti ata do të bëhen prindër për herë të parë.
Sara Gjordeni është tepër aktive në rrjete sociale dhe së fundmi ka treguar se çifti ka nisur bashkëjetesën në një apartament të ri në të cilin po bëjnë dhe përgatitjet e fundit para se bebushi i tyre të vijë në jetë.
Sakaq pak momente më herët nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram-it”, Sara ka ndarë një video me një moment tepër romantik mes saj dhe Bardhit teksa të dy gjenden në pishinën e shtëpisë së “BBV3” duke shijuar puthje dhe përqafime mes njëri-tjetri
Sipas Sarës, ky ishte momenti që vulosi se ata kishin rënë në dashuri.
“Kush na ndiqte 24/7 e dinte që kishim lënë për shikuesit kodin që: Nëse do futeshim në pishinë të dy, po pranonim se kishim rënë në dashuri tashmë…”