Xhensila Pere ishte hyrja më e re në “Ferma VIP”. Ajo u bë pjesë e këtij formati mbrëmjen e djeshme, ndërsa pritja ju bë nga Robert Aliaj.
Kjo zgjedhje mesa duket nuk ishte shumë e rastësishme. Kjo pasi mes dyshes, është një konflikt i hapur që ka ekzistuar rreth 2-3 vite më parë.
Teksa kanë qenë në një program televiziv, disa fjalë nga ana e Robertit janë marrë për ofendim nga Xhensila, por që ai i quan si batuta.
Pikërisht, kjo gjë ka bërë që Xhensila të padisë në gjykatë Robert Aliajn për fyerje dhe denigrim të figurës.
Për këtë sitatë ka folur aktorja Sara Jaupaj, e cila është edhe mikesha e Xhensilës.
E ftuar në “Ferma Club” në Vizion Plus ajo ka treguar më shumë detaje nga kjo përplasje mes tyre.
“Roberti e ka komunikimin shumë të vrazhdë me vajzat dhe mua më vjen keq sepse ai e ka një vajzë dhe një bashkëshorte, dhe shumë mirë mund ti krahasoj vajzat kur flet me to. AI e ka quajtur Xhensilën femër të dështuar. Ajo nuk është absolutisht e dështuar. Xhensila është nga ato që ka arritur vetëm aty ku është dhe sfida ku ka hyrë është relax për atë me çfarë ka kaluar në jetë. Ajo ka hyrë aty për të gjetur Xhensilën sepse është një gjë që e ka rënduar shumë dhe bëri shumë mirë që hyri. Xhensila më pëlqeu si reagoj. Edhe Roberti më pëlqeu se nuk e prisja. Diçka mund të ndodhë, sepse ndonjë ironi e Robertit do e nxehë.
Xhensila e ka hedhur në gjyq Robertin për këto që ai i quan batuta, sepse janë denigruese. Nuk mund ti thuash dikujt që vjen nga provinca apo duhet të jesh nga Tirana të jesh qytetar.
Xhensila e ka ndjekur me përpikmëri dhe do i shkoj deri në fund. Kjo ka qenë edhe një nga periudhat jo të mira që Xhensila ka kaluar në atë program televiziv ku ka qenë”, ka thënë Sara Jaupaj.