Luiza Gega, atletja shqiptare ka fituar medaljen e artë në garën e 3 mijë metrave me pengesa për Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Turqi. Me kohën 9:26:40, Gega dominoi garën me një diferencë prej 20 sekondash nga ndjekësja më e afërt.

Tanimë Gega do kërkojë të sigurojë edhe medaljen e artë në disiplinën e 5 mijë metrave, garë e cila zhvillohet të dielën. Edhe njëherë sportistja kampione shqiptare nderon flamurin kuqezi jashtë kufijve, me objektivin e qartë për të synuar një medlaje në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, që zhvillohen këtë verë.