Kreu i ekzekutivit ishte sot i pranishëm në prezantimin e planit për motivimit për administratën publike, teksa u shpreh se muaji qershor do të jetë muaji i fundit me pagën aktuale, dhe prej korrikut administrata do të marrë pagat e reja.
Rama tha se duhet të rriten edhe pensionet pasi një pjesë e madhe e pensionistëve marrin nën 150 euro në muaj, duke shtuar se është një hap që do shumë kujdes, por se qeveria do ta ndërmarrë.
“Paga mesatare 900 euro. Qershori është muaji i fundit me këtë pagë që keni, dhe paga e radhës do jetë ajo e rritur dhe është shumë e konsiderueshme po të marrim parasysh totalin, rreth 400 mln në total për burimet njerëzore.
Është një rritje domethënëse për një periudhë, dhe sigurisht na duhet të shikojmë pak më shumë si të bëjmë dhe pjesën më të vështirë, që është pensionet e ulëta…
Të rrisim mbështetjen për pensionistët, sepse marrin nën 150 euro një numër i konsiderueshëm. E kam thënë dhe na e thonë dhe ekspertët te pensionet bëni kujdes sepse është një peshë shumë e rëndë. Do hedhim një hap edhe në atë drejtim”, u shpreh Rama.