Dashi

Nuk duhet të fiksoheni gjatë kësaj dite dhe të kërkoni gjëra që nuk mund të arrihen dot. Tregohuni më realistë. Nëse keni një lidhje, mos kërkoni me forcë ta mbani pas vetes partnerin tuaj, por gjeni mënyra për ta joshur si më pare atë. Kujdes me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët nuk duhet ta lini t’iu ike nga duart një rast që do iu jepet sepse më vonë do pendoheni, por nuk do mund të ktheheni dot pas. Në punë do keni shumë gjëra për të rregulluar, prandaj duhet të zgjidhni metodat më të mira. Në planin financiar tregohuni të kujdesshëm dhe mos blini gjëra të shtrenjta vetëm për t’ia plotësuar qejfin vetes.

Demi

Shfrytëzojeni sa më shumë ditën e sotme për të kaluar kohë me të afërmit dhe për t’u argëtuar pafund. Për ju të dashuruarit ndodh ndonjëherë edhe që të mbyllni sytë për të mos pasur zënka e debate në çift, por sot nuk do jetë kështu. Do i kërkoni llogari partnerit për sjelljen e kohëve të fundit dhe do sqaroheni me qetësi. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati të sakrifikoni lirinë dhe pavarësinë për të krijuar një lidhje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe çdo gjë që do arrini do vlerësohet nga shefat. Vazhdoni kështu dhe shumë shpejt do iu jepet një pozicion i ri. Në planin financiar do i hidhni hapat me maturi dhe nuk do keni asnjë problem.

Binjakët

Edhe pse në mëngjes nuk do jeni në humor shumë të mirë, pas mesdite situata ka për të ndryshuar. Dita për ju që keni një lidhje do ju sjellë shumë kënaqësi. Do keni një simbiozë fantastike me partnerin dhe askush e asgjë nuk do ua prishë dot harmoninë. Ju beqarët do realizoni takime të njëpasnjëshme, por ende nuk do ndiheni gati për të hedhur hapa. Në punë do jeni super të ngarkuar dhe në disa momente mund te reagoni jo në mënyrën e duhur. Kujdes me fjalët sepse do i sillni probleme vetes. Në planin financiar do gjeni zgjidhje për të gjitha problemet që keni pasur më herët.

Gaforrja

Nën ndikimin e Diellit do jeni të frymëzuar sot dhe do doni të bëni gjëra të jashtëzakonshme. Ju të dashuruarit do jeni shumë kërkues ndaj partnerit tuaj dhe do mërziteni kur ai të mos ua plotësojë dot të gjitha dëshirat. Rikthehuni sa më parë me këmbë në tokë. Ju beqarët ka mundësi të bëni çmenduri vetëm që të mos qëndroni më vetëm. Të gjitha përpjekjet në fakt do japin frytet e veta. Në punë do jeni inteligjentë, do e dëgjoni tjetrin dhe do veproni në momentin e duhur. Do keni vetëm ndodhi pozitive. Financat nuk do jenë të shkëlqyera, por gjithësi disa përmirësime të vogla do ketë.

Luani

Edhe pse Plutoni do ju shtyjë herë pas here të ndërmerrni rreziqe, ju sërish do ja dilni mbanë në çdo moment. Këmbëngulja do jetë pika më e fortë. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë mjaft e qëndrueshme kjo e sotmja. Do keni një bashkëpunim dhe një komunikim për t’u pasur zili. Ju beqarët do bëni mirë t’i dëgjoni këshillat e të afërmve dhe miqve sepse në të kundërt do bëni gabime me pasoja të rënda. Në punë nuk do pranoni asnjë kritikë që do ju bëhet sepse për të arritur deri këtu jeni munduar shumë. Në planin financiar situata do jetë e jashtëzakonshme për shkak të një shume të majme që do merrni nga një punë e mbaruar me sukses.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do i vini vetes disa qëllime, por asnjëri nuk do jetë i lehtë për t’u arritur. Do ju dalin sfida e pengesa të njëpasnjëshme. Ju të dashuruarit do përballeni me vështirësi të njëpasnjëshme dhe në disa momente do preferoni të qëndroni vetëm. Ju beqarët do nxirrni pretekste të njëpasnjëshme për të mos dalë neper takime, por më vonë keni për t’u penduar. Në punë mundohuni të përdorni gjithë njohjet që keni për të marrë atë që dëshironi. Nga ana tjetër kolegëve ziliqarë mos ju besoni asgjë. Buxhetin do e menaxhoni me shumë përkujdes dhe gjendja ka për të qenë më e mirë. Përfitoni për të bërë edhe ndonjë investim.

Peshorja

Gjatë gjithë kësaj dite do ndiheni më të sigurt në vetvete falë mbështetjes së njëhershme të Marsit dhe Jupiterit. Gjendja shpirtërore do jetë e shkëlqyer. Për ju të dashuruarit priten momente shumë të bukura dhe shumë të veçanta. Shfrytëzojeni çdo sekonde sa të mundeni. Ju beqarët mund të bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël vetëm që të arrini ta bëni për vete personin që pëlqeni. Në punë do keni vullnet të hekurt dhe të gjithë do ua vënë në pah cilësitë që keni. Duke ju kushtuar përkujdes edhe detajeve gjërat do ecin më së miri. Në planin financiar do arrini ta mbani ekuilibrin dhe do mendoni edhe ta përmirësoni atë.

Akrepi

Gjatë kësaj dite të gjithë do flasin për ju dhe për arritjet tuaja kështu që do ndiheni më së miri. Ju të dashuruarit do ja kaloni mjaft mirë pranë atij që keni në krah dhe nuk do kërkoni asgjë më tepër. Ndjenjat do shprehen pafund nga të dy palët. Ju beqarët do filloni një histori të bukur dashurie e cila do ua ndryshojë jetën përgjithmonë. Në punë do i kaloni pa problem që të gjitha pengesat dhe do e shihni me optimizëm të ardhmen. Sado që të mundohen, askush nuk do ja dalë t’iu ndalojë. Në planin financiar do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni shumë të arsyeshëm me çdo shpenzim që do kryeni.

Shigjetari

Dita e sotme mund të jetë pak e ndërlikuar sot. Mirë është të bëni kujdes dhe t’i menaxhoni gjërat me kujdes. Nëse keni një lidhje, duhet të bëni ndryshime në jetën tuaj në mënyrë që të mos ju pushtojë rutina vrasëse. Flisni me partnerin dhe merrini vendimet së bashku. Për ju beqarët do favorizohen tej mase takimet. Do jetë në dorën tuaj sesa do përfitoni. Në punë do jeni më autonomë. Vërtet do lodheni pak më shumë se zakonisht, por ama do arrini atje ku keni dëshiruar. Përgjegjësitë do shtohen. Në planin financiar do ketë një ndryshim pozitiv të situatës. Do ndiheni vërtet mjaft mirë dhe të kënaqur.

Bricjapi

Dielli do ju bëjë edhe më të ndjeshëm sot dhe më të përkujdesur gjithashtu. Do mundoheni të ndiheni mirë dhe t’i bëni të tjerët të ndihen po njësoj. Ju që keni një lidhje do jeni të sjellshëm dhe do e respektoni mjaft partnerin tuaj. Marrëdhënia në çift ka për të qenë e jashtëzakonshme. Ju beqarët duhet të njiheni me sa më shumë persona e më pas të vendosni se çfarë zgjedhjeje do bëni. Në punë do i keni të qarta qëllimet dhe nuk do hezitoni të hidhni edhe hapa. Kolegët do ju gjenden përherë pranë. Buxheti do mbetet i qëndrueshëm në çdo moment. Shfrytëzojeni rastin për të kryer disa investime të vogla dhe të domosdoshme.

Ujori

Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe do i shprehni idetë dhe mendimet më lirshëm. As që nuk do ju interesojë aspak mendimi i të tjerëve. Ndikimi i Diellit tek sektori i dashurisë do jetë shumë i mirë. Ju që keni një lidhje do kaloni momente sensuale dhe në çdo kohë do mbizotërojë bashkëpunimi dhe ngrohtësia. Ju beqarët nuk do dini çfarë hapash të bëni për të ndryshuar statusin dhe ka rrezik të mbeten ashtu si jeni. Në punë konkurrenca do jetë e fortë, megjithatë kjo nuk duhet të jetë arsye që ju të dorëzoheni. Me argumentet e duhura mund të merrni atë që dëshironi. Për fat buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do ketë aspak probleme në këtë sektor.

Peshqit

Ditë normale dhe pa probleme ka për të qene kjo e sotmja për ju. Lëreni veten të lirë dhe merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju të dashuruarit do kaloni plot momente të lumtura me partnerin tuaj dhe shpesh do ju duket sikur jeni mbi re. Shfrytëzojeni ditën deri në sekondën e fundit. Ju beqarët do keni veçse mundësi për flirtime dhe asgjë më shumë sesa aq. Do ju duhet të prisni ende për dashuri të mëdha. Në punë do ju duhet të përballeni me sfida të vështira, por që nëse i kaloni me sukses do ua ndryshojnë për mirë të ardhmen. Të ardhurat do kenë përmirësime edhe nga fakti që do keni fat në lojëra me shuma të konsiderueshme.