Modelja Françeska Murati hapi Prime-in e kaluar kutinë e Pandorës, duke dërguar në televotim veten së bashku me Rozën dhe Erjolën, ndërsa Heidi ishte në një nominim të përhershëm. Ditën e sotme, ajo i tha Heidit se mund ta kishte nxjerrë nga shtëpia duke e dërguar në një televotim me Julian Dedën, Egla Cenon dhe Meriton Mjekiqin.

“Meritoni edhe mund të dalë”- u shpreh banorja, megjithëse Françeska tha që është e sigurtë që do të dilte Heidi.