Sali Berisha ka thyer sërish masën e arrestit të shtëpisë, duke ftuar këtë të martë në shtëpinë e tij Elmar Brook, politikan gjerman, ish-kryetar i komisionit të punëve të jashtme në parlamentin europian.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi pak javë më parë lejoi të futen në ambientet e shtëpisë gazetarët e Rai3.
Berishën sipas ligjit, i ndalohet që të dalë nga banesa, apo të takohet me persona që nuk janë pjesë e familjes së ngushtë.