Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda luajti 28 ndeshje në Bundesligë në këtë sezon, ku realizoi 4 gola dhe dhuroi 3 asiste për Mainz. Paraqitjet e 19-vjeçarit nuk kanë mbetur pa u vënë re nga skuadrat e mëdha, teksa sipas asaj që shkruajnë mediat së fundmi, interesim për Grudën ka shfaqur Liverpool.
Klubi gjigand i Premier League është gati të investoje jo pak, por 17 milionë paund për talentin. Për futbollistin kalimi në “Anfield” do të ishte një trampolinë e vërtetë për karrierën e tij, por problem më vetë do ishte konkurrenca.