Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi sot një takim prezantues dhe pune me drejtorin e Përgjithshëm të ADF-së, Jérémie Pellet dhe delegacionin që e shoqëronte.

“Franca, si vend mik dhe avokate e Shqipërisë në rrugëtimin tonë drejt BE-së, është e gatshme të ofrojë ekspertizën e saj në disa fusha me interes të përbashkët”, theksoi Manja.

Manja nënvizoi se, Franca do të asistojë në fusha si drejtësia mjedisore, digjitalizimi, trajnimi i vazhdueshëm i magjistratëve me legjislacionin e BE-së, ekspertizë për mbrojtjen nga krimi kibernetik, fuqizimi i kapaciteteve njerëzore për Ndihmën Juridike Falas, parandalimi i krimeve për të miturit.

“Falë marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve tona dhe vullnetit të përbashkët politik, bashkëpunimi ynë do të kornizohet edhe me një marrëveshje bashkëpunimi në të ardhmen e afërt”, theksoi Manja.