Daja i gruas së Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët dhe kreu të shtëna me armë zjarri, ka deklaruar se ai ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Nikoll Gjonaj thotë se Aleks Marku ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj gruas së tij, si psikologjike edhe fizike. Sipas tij, në disa raste ai i drejtonte edhe armën në kokë.
Daja i gruas thotë se e ka denoncuar Aleks Markun, ndërsa i ka thënë policisë se konsumonte drogë në mënyrë të rregullt.
Aleks Marku për fatin e zi, të atij dhe timin dhe motrës time, ka vajzën e motrës time. Vajzën e motrës tim e ka bërë një leckë. Që kur e ka marrë nuse, e ka trajtuar në mënyrën me ekstreme. 11 vjet e këtij është denoncuar mbi 20-30 herë në polici.
Jam edhe unë ai që e kam denoncuar me motrën time. Është ajo e polici e shtetit që e ka liruar, fute brenda nxirre jashtë. E rreh, i çonte pushkën në krye, ka qenë njeri i robëruar para tij. Është policia, shteti që e favorizojnë.
Ai ka jetuar me drogë, ka jetuar në mënyrën me ekstreme. Unë i kam thënë policisë pse se ndalni se është i droguar. Unë me 129 para 3-4 vjetësh e kam denoncuar, u kam thënë e ka armën në makinë.
Gjithë jetën ka nejt me armë, drogë, dhe e ka mbrojt policia. Po të dojë policia e kishte ndaluar. E dhunonte? Jo dhunë, po psikologjike, rrahaje, e merrte me i vra fëmijët ndër sy. Duhet 1 javë dit me i fol të zezat që i ka bërë”, thotë ai.