Media greke Prothotema ka publikuar një artikull ku jep detaje nga takimi i nesërm i kryeministrit Edi Rama në Athinë me shqiptarët. Organizimi i këtij takimi duket se do të angazhojë forca të shumta policie. Kryeministri Rama do të mbërrojë në kryeqytetin grek rreth orës 8:30-9:00 të mëngjesit.

Sipas medias greke Prothotema në dispozicion të takimit të kryeministrit shqiptar do të jenë qindra punonjës policie, për të siguruar kalimin e qetë të Ramës në vendin ku do të zhvillohet fjalimi dhe për të garantuar sigurinë e tij deri në momentin e largimit.

Ndërkohë sipas informacioneve Rama vetë do të shoqërohet nga afërsisht 150 persona, të cilët do të jenë anëtarë të kabinetit të tij, deputetë dhe 50 gazetarë, të cilët do të jenë në pallatin e sportit Galatsi.

Fjalimi i Ramës do të mbahet rreth orës 11:00. Më pas gjatë ditës, Rama do të mbajë takime me bashkëatdhetarë, anëtarë të partisë së tij dhe biznesmenë.

Pas përfundimit të takimeve, Rama do të pijë kafe me kolegët në Galatsi, ndërsa në orën 18:00-19:00 do të shkojë në aeroport për t’u larguar nga Athina.

Takimi i Ramës në Athinë është në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe me diasporën kryeministrit do të takohet sërish në Milano, Londër dhe Dyseldorf.

Shkrimi i plotë