Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur për ish-të përndjekurit politike, duke thënë se është pjesë e përgjegjësisë, t’u jepet drejtësi viktimave të komunizmit.
Manja tha se qeveria e ka bërë punën e saj me Institutin për pasojat dhe krimet e komunizmit në Shqipëri por dhe autoriteti për dosjet e ish-sigurimit të shtetit.
“Është pjesë e përgjegjësisë t’u japim drejtësi viktimave të komunizmit, por ne e kemi bërë tonën. Institutin për pasojat dhe krimet e komunizmit në Shqipëri por dhe autoriteti për dosjet e ish-sigurimit të shtetit që ne krijuam ligjim për të ngritur këtë autoritet. Ne e kemi bërë detyrën. Do të kërkoja qe kuvendi të japë mbështetjen e duhur për këto dy institucione.
Historia e ish të përndjekurve politike është kujtesë e fuqishme e çmimit të lirisë dhe dinjiteti njerëzor dhe ky duhet të jetë thelbi i diskutimit sot në miratimin e kësaj projekt-rezolute për këtë institucion.
Ne si shoqëri, kemi detyre morale dhe etike për të nderuar vuajtjet e atyre që vuajtën dhe për të punuar për një shoqëri më të hapur, por nuk nderohet kështu duke etiketuar njëri-tjetrin sot ende pas 32 vjetësh pasi është rrëzuar regjimi komunist.
Unë mendoj se vetëm mes drejtësisë dhe rehabilitimit të plotë mund të shërohen plagët e së kaluarës dhe të sigurohet që tragjedi të tilla mos të përsëriten kurrë më në të ardhmen.
Ky proces duhet të përfshijë njohjen dhe dëshmimin e të vërtetës, jo me syze politke. Fatmirësish ende sot janë gjallë ajo pjesë e asaj shoqërie për të dëshmuar. Kemi dhe autoritetin e dosjeve. Ndëshkimin e përgjegjësve, por këtu nuk u ndëshkua askush.
S’kishte sesi të ndodhte kur sot 80-vjeç në krye të asaj partie që lindi si shpresë e lirisë së shqiptarëve dhe demokracisë, drejton opozitën në arrest shtëpie atje nga kati i 8-të.
Duhet të refklektojmë të gjithë se cfarë bëmë 32-vjet për këtë shtresë. Dëmshpërblimi i viktimave do të bënte rehabilitimin e plotë dhe integrimin e ish të të përndjekurve politikë në shoqëri, duke u sihuruar akses të plotë si gjithë të tjerët, në arsim, punësim, shëndetësi etj, sepse kjo ka të bëjë me respektimin e dinjitetit njerëzor.
Ish të dënuarit e dorës së parë, me ardhjen tonë në pushtet janë dëmshpërblyer totalisht. Ata që ishin në burg, ndërsa trashëgimtarët e radhës së parë, është duke u likuiduar plotësisht kësti i 4-tërt i dëmshpërblimit financiar”, tha Manja.