Mes 43 urdhërarresteve të firmosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK është dhe emri i Naim Stafukës, vëllai i Enver Stafukës, i cili u rrëmbye dhe u zhduk në shkurt të 2015 në Fushë-Krujë. Mësohet se ai është i arrestuar.
Në janar të 2022 banesës së tij në Fushë Krujë iu vu tritol. Lënda plasëse u vu në derën e shkalleve të një objekti tre katesh ku ka disa biznese por ne katin e 3 banon Naim Stafuka me familjen. Shpërthimi ndodhi pikërisht në vendin ku vite më parë u rrëmbye nga persona të maskuar i vëllai Enveri.
Prej orëve të para të mëngjesit të 17 majit 2024, SPAK ka ndërmarrë një megaoperacion për ekzekutimin e këtyre urdhërarresteve në disa qytete të vendit, si Shkodër, Lezhë, Durrës, Krujë, Vlorë e Tiranë, ndërsa pritet të dalë me një deklaratë zyrtare në përfundim të operacionit. Hetimet kanë nisur pas zbërthimit të aplikacionit Sky ECC që ka zbardhur disa ngjarje kriminale, vrasje të rënda, atentate që nga 2018.
SPAK ende nuk ka dalë me deklaratë për të informuar se cilët urdhërarreste janë ekzekutuar, ndërsa mbrëmë u mësua se u arrestua në Itali, Arjan Tuku dhëndri i Arben Ndokës, ish-deputetit të PS-së, i cili po ashtu është në kërkim pasi ndaj tij SPAK ka lëshuar urdhër-arrest, ndërsa në Spanjë u arrestua Denis Meta.
Mes personave për të cilët është firmosur urdhërarresti janw dhe Rigert Mitri, aktualisht në policinë e shtetit por që më parë ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Lezhës. Po kështu është firmosur urdhër dhe për Klodian Shahinin, ish punonjës policie kufitare dhe ish-oficeri i RENEA-s Altin Morina. Eshtë firmosur urdhërarreste dhe për emra të njohur të klaneve kriminale në Shqipëri.