“Një vend dikur i ndaluar për turistët britanikë, tani i shndërruar në një nga pikat kryesore të udhëtimeve dhe i vlerësuar nga pushuesit falë plazheve të tij magjepsëse dhe çmimeve të lira”, shkruan Benedict Tetzlaff-Deas në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Mirror”.
“Pas disa dekadash nën regjimin komunist, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët në fund të shekullit të XXI dhe që atëherë, ndërtesat gri të epokës komuniste janë zëvendësuar me peizazhet shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafenesh.
Për më tepër, plazhet e vendit janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Europën. Ksamili, një fshat bregdetar në Rivierën Shqiptare është krahasuar me Maldivet nga përdoruesit e TikTok-ut dhe influencuesit e udhëtimeve.
Plazhet me rërë të bardhë, deti i qetë dhe kasollet e kashtës në plazhe sigurisht që kanë një ngjashmëri të madhe me ishullin tropikal e gjithashtu janë shumë më të përballueshme.
Një industri turistike në lulëzim do të thotë se në Ksamil, tani ofrohet një përzgjedhje e gjerë hotelesh dhe akomodimesh alternative, ku disa dhoma të disponueshme i gjeni për vetëm 23 euro nata.