Papa Françesku uroi besimtarët për Pashkët Ortodokse këtë të diel nga sheshi i Shën Pjetrit.

“U dërgoj urimet e mia me shumë përzemërsi vëllezërve dhe motrave të Kishave Ortodokse dhe disa Kishave Katolike të Lindjes, të cilët sipas Kalendarit Julian sot festojnë Pashkët e Shenjta. Zoti i Ngjallur i mbushtë me gëzim e paqe të gjitha bashkësitë e besimtarëve dhe i ngushëlloftë ata që janë në sprovë. I uroj atyre gëzuar Pashkët”.

Ndër të tjera Papa thekson nevojën për paqe, duke iu referuar luftës në Ukrainë, që ka hyrën në vitin e tretë dhe luftën në Gaza, ku kanë humbur jetën dhjetëra mijëra palestinezë.