Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me diell dhe temperatura të larta.
Për ditën e hënë dhe të martë moti parashikohet kryesisht I kthjellët e vranësira kalimtare, me këto të fundit më të theksuara në relievet malore ku do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale.
Duke filluar nga dita e mërkurë por kryesisht dita e Enjte dhe ajo e Premte mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti për këto ditë parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar këto reshje në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.