Trupi i Alma Arrzit do të varroset në Durrës, pranë familjes së saj, sikur deklaroi dhe kërkoi babai i saj.

Gazetarja Vali Qyrfyçi bën me dije për Top Channel se trupi i nënës së tre fëmijëve që u vetëmbyt bashkë me ta në lumin Buna, është nisur nga morgu i Tiranës drejt Durrësit.
Ajo do të varroset pranë të ëmës në varrezat e reja të qytetit.

Ndërkohë tre fëmijët, 9, 6 dhe 3 vjeç, do të prehen në Shkodër, pranë familjes së të atit.