Kryeministri Edi Rama është rikthyer në Kuvend, ku ka diskutuar në lidhje me propozimin për projekt rezolutën kundër korrupsionit.
Rama: Kjo është çfarë i duhet nga ky Kuvend Shqipërisë e shqiptarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2023.
Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK apo është propaganduar se jemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Jemi prej 10 vitesh në luftë kundër korrupsionit.
SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi e shërohesh ose vdes.