Rama gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Greqi kujtoi vuajtjet e tyre që kanë kaluar ndër vite derisa ata u pranuan nga Greqia si qytetarë të saj pa asnjë dallim.

Rama: Greket dhe shqiptarët të binden se Fatet tona janë te pandashme. Të binden se nuk mund t’i gjejë përgjigjet e së ardhmes tek e shkuara por tek e sotmja, tek fatet e lidhurave të grekëve të Shqipërisë me shqiptarët e Shqipërisë, me dhe greket e Greqisë.

Ju erdhët në këtë djep të civilizimit të vjetër të Greqisë së lashtë, për të ikur gërmadhave të regjimit komunist. Kapërcyet male, fjet nëpër stola rrugësh, dolët pa dalë drita, për të pritur nëpër sheshe, si kuajt, në pazarin e gjësë së gjallë, afendikonjtë që ju merrnin për nj punë të zezë krahu, dërmuat kurrizin dhe gakosët duart me punët më të rënda. U përballët me gjithfarë shtypjesh brutale të arrogancës së fqinjit të pasur nga komshinjtë e pasur, bëtë 2-3 punë nga ditët që nuk mbaronte, duke ngrënë një vakt në ditë, por jetuat poshtërimin e fshesave të zeza të fundshekullit 20. Ju shkulën nga shtëpitë me rrobat e trupit, si në filmat e vjetër. Shumë ndër ju ndërruat emrat që ju kishte vene nëna e baba. Për të marrë dokumentet e punës, dhe regjistruar fëmijët në shkollë, ju shqiptarët e Greqisë e patë fëmijën të mbytej në lot se kishte dalë më i miri në shkollë por nuk iu dha e drejta e ceremonisë së flamurit. Faji i fëmijës ishte se kishte ardhur nga foleja e shqipes dykrenare dhe nuk kishte lindur nën mbrojtjen e tyre. Por ja ku jeni, ju shqiptarët e Greqisë nuk u dorëzuat kurrë dhe triumfuat! Ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që nuk ka e nuk hoqi në këtë qiell, por asnjë fuqi e asnjë bote nuk i shfaroi. Hap pas hapi ju dolët në dritën e jetës si qytetarët të barabartë të këtij shteti, me vlerat tuaja, të punës, të korrektesës, ju pritën sikur të mos jeni të huaj në këtë vend. Ju i bëtë vetes vendin tuaj në shoqërinë greke, fituat respektin e fqinjit dhe dinjitetin e lire të një vendi demokratik. Greqia është e juaja po aq sa është e grekëve.