Kryeministri Edi Rama nuk nguroi t’i përcillte një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis, në mbyllje të fjalimit të tij gjatë takimit me emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Rama: Ju kërkoj ndjesë për çdo gabim që ju mendoni se kam bërë por kurrë në asnjë rast nuk i kam tradhëuar ata që ma kanë besuar qoftë një herë me votën e tyre këtë nder të jashtëzakonshëm, nuk ka nder më të madh që mund t’i bëhet një njeriu në jetë së sa të udhëheqë vendin e tij, nuk ka forcë materiale, ekonomike financiare, inidividi apo shtet që më thotë më josh apo më detyron dot mua të përkulem mbi veten pas shpinës suaj, për të cenuar interesat, kjo ishte vizita ime më e bukur në Athinë dhe nuk besoj se do të kem një më të bukur se kjo.

Dëshiroj që edhe në emrin tuaj t’i lë një pusullë mikut tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi për të udhëhequr Greqinë kryeministrit Mitsotakis, në vitin 1886 poeti ynë Naim Frashëri shkruajti në greqisht vjershën e tij ‘Dëshira e vërtetë e shqiptarëve’, dua me të gjithë fqinjët me rend e paqe të jetojmë, le të mos bëhemi armiq e të zihemi, shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë.