Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u ishin shembur shtëpitë, çelësat e 404 apartamenteve të përfunduara.

Gjatë vizitës së tij, Rama u prit nga një numër qytetarësh të cilëve u dorëzoi edhe çelësat e apartamenteve. Kreu i ekzekutivit tha se apartamentet e ndërtuara u përkasin banorëve duke theksuar faktin se nuk u duhet të paguajnë asgjë dhe se duhet të mirëmbahet ambienti i përbashkët.

“Ajo që është e rëndësishme është se këto janë shtëpitë tuaja dhe ju nuk keni asnjë detyrim. Asnjë kokërr leku, asnjë kredi asnjë borxh, asgjë. I keni prona tuajat. T’i gëzoni dhe bëni si të doni, vetëm mirëmbajeni gjithë këtë ambientin, për të mirën e të gjithëve. Kjo është e vetmja gjë që keni ju detyrë”- u shpreh kryeministri.

Ndërsa nuk i kurseu batutat me qytetarët që kishin dalë për ta pritur.
“Jeni këtu si me qenë në mes të Tiranës po atje kushtojnë shumë ndërsa këtu janë falas. Tani vetëm mirëmbajtje, ju lutem. Të gjitha kto duhen mirëmbajtur”- tha kryeministri.