Egnatia ia doli të ngjitet në majën e futbollit shqiptar, për herë të parë në histori. Ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova mundi 1-0 Partizanin në finalen e titullit, të mbajtur në “Air Albania”.
Momenti më kulminant i spektaklit ishte ngritja e trofeut nga lojtarët e Egnatias. Një titull, i ardhur pas një edicioni fantastik, ku u fituan 2 trofe (Edhe Kupa e Shqipërisë). Ky sukses, natyrisht i dedikohet të ndjerit Rafael Dwamena!