Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Burime të A2CCN, kanë bërë të ditur se vendimi për avancimin e statutit të Kosovës, në NATO do të merret rreth orës 13:00.
Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës.
Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku Kosova synon të avancojë statusin e saj, është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare.
Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të aleancës.
Përveç tyre, në aktivitete të saj marrin pjesë edhe delegatë nga 9 vende të asocuara, 4 vende të asocuara mesdhetare, si dhe 8 delegacione vëzhguese parlamentare.
Anëtarët e asocuar mund të paraqesin rezoluta dhe ndryshime në rezoluta. Gjithashtu, mund të shërbejnë si raportues specialë të asocuar në komitete, për të paraqitur perspektivat e tyre në raportet NATO-Asamble Parlamentare kontribuojnë në buxhetin e saj.
Aktualisht, anëtare të asocuara janë nëntë, në mesin e tyre edhe Serbia dhe Bosnje-Hercegovina.
Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni Kryetar i delegacionit dhe Xhavit Halit, të cilët janë shprehur optimistë se epilogu do të jetë pozitivë.
Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila po vazhdon punimet në Sofje.