Bashkia e Tiranës çeli sot Javët Kulturore Ndërkombëtare me një ngjarje të organizuar në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Javët Ndërkombëtare të Kulturës do të nisin me atë që cilësohet si ambicia jonë më e madhe, pikërisht Javët e Bashkimit Europian. Ai tha se më pas, ato do të pasohen nga Javët Kulturore të Francës e kështu me radhë.
“Ne do t’i fillojmë javët e kulturës me atë që është bashkëpunëtori ynë më i madh, adresa jonë, destinancioni ynë, ambicia jonë më e madhe, Javët e Bashkimit Europian. Do të jetë java e parë që do të hapë siparin për gjithë këto aktivitete të jashtëzakonshme që do bëjmë. Pastaj, do të vazhdojë me Javën e Francës, ku do të kemi aktivitete të ndryshme. Ftesa ime është që secili prej jush në vendin e vet të punës, në një shkollë, në një institucion, në një biznes që ka lidhje, ka partneritet me një nga vendet, mund të jetë Japonia, mund të jetë Kosova, mund të jetë Greqia, mund të jetë Izraeli, mund të jetë Katari, të organizojë vetë një mini javë të kulturës. Sepse unë besoj që kultura, arti muzika, teatri i bashkon njerëzit, ndoshta edhe më shumë se politika, ndoshta dhe më shumë se fjalimet e pafundme. Ndaj ju falenderoj të gjithëve nga zemra, i shijoni javët e Kulturës” u shpreh kryebashkiaku.
Veliaj tha se sot në Tiranë vijnë turistë nga e gjithë bota, duke theksuar se shpreson që këtë vit të ketë akoma më shumë se shifra rekord e arritur vitin e kaluar, prej 10 milionë turistës.
“Kur ishim të vegjël nuk kishte fare të huaj në Shqipëri. Sot e gjithë bota ka ardhur në Tiranë. Kemi pasur 10 milionë turistë vjet. Shpresojmë të shkojmë akoma më shumë sivjet. Unë besoj se më shumë se politikat, holetet, organizimet janë zemra e bardhë dhe zemra e hapur e çdo shqiptari për turistët që do të presim këtë vit”, theksoi Veliaj.
Javët Kulturore Ndërkombëtare do të zgjasin nga musji maj deri në muajin nëntor, ku Shqipëria do mikresë kultura nga e gjithë bota me një kalendar të pasur me aktivitete, artistë e performanca, plot me surpriza.I