Princ Leka dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund lidhjes së tyre bashkëshortore pas shtate viteve martesë. Me vendim gjykate nga 25 prilli 2024, çifti është zyrtarisht i divorcuar. Por pavarësisht ndarjes Princi Leka i premtoi aktores se do t’i jepte pjesë nga pasuria e tij.

Por ky vendim duket se nuk erdhi pa “pasoja”. Zaharia do të jetë pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish-hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë eurove. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndërsa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Por kjo pasuri i ikën nga duart ish-bashkëshortes të Princit, nëse do të ketë një lidhje dashurie.

“Kur Geraldina të bëhet madhore, nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.

Pra, Elia Zaharia duhet të mos ketë shokë, të bashkëjetojë apo martohet me njeri, pasi Geraldina të mbushë 18 vjeç. Ky është kushti i Princ Lekës.

Ndërkohë ky i fundit po jeton romancën me partneren e re, forografen Blerta Celibashi.Edhe pse plot 16 vite diferencë, duket se shifrat nuk përbëjnë aspak problem në këtë romancë.